Pas deklaratës se ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, secili ushtar që ka mision jashtë shtetit do të pajiset me sigurim shëndetësor, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Ganimete Musliu, raporton Gazeta Sinjali.
Deputetja theksoi se Kosova ka bazë ligjore për dërgimin jashtë vendit të Forcave të Sigurisë që nga viti 2013.
Në këtë mënyrë, Musliu iu ka përgjigjur ministrit Armend Mehaj i cili ka thënë se “nga tash ka bazë ligjore për FSK-në që të gjendet jashtë vendit”.
Ajo e quajti Mehajn ministër “norvegjez” i Kosovës, duke e akuzuar për “mashrim” rreth kësaj çështjeje.
“Jo tash ministër por që nga viti 2013 ka bazë ligjore me të cilin janë rregulluar procedurat e dërgimit dhe tërheqjes se ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka theksuar se sot është bërë vetëm plotësim ndryshimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes.