Musliu: Kush e njeh Vjosën, e di që nuk do t’ia lejojë Gërvallës të bëhet faktor konkurrues

- in Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas kuvendit zgjedhore të partisë Lista Guxo, ku u zgjodhën kryetarë Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Musliu ka thënë se “ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhet faktor konkurrues brenda grupit të tyre”.

“Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave”, shkruan mes tjerash Musliu.

Postimi i saj i plotë:

Loja e Vjosës me Donikën.

Lista GUXO mbajti “zgjedhjet” e brendshme, nëse ky proces mund të quhet “zgjedhje”.

Dhe në fund nga këto “zgjedhje” na doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e “GUXO”.

Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin.

Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave.

/GazetaSinjali/