Musliu i reagon Limajt për PDK-në: Matemi kur të duash Çelik

- in Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, për deklaratën e tij se është PDK më shumë se krejt anëtarët e këtij subjekti.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka ftuar kreun e Nismës të maten” se kush është më shumë PDK.

”Matemi kur të duash Çelik”, shkruan Musliu

Bashkëngjitur me shkrimin e saj, Musliu ka ndarë edhe një fotografi të ish-bashkëpartiakut të saj, Fatmir Limajt.

/GazetaSinjali/