Mushkolaj: Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti

- in Lajme

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas lavdeve që kryeministri Albin Kurti i thuri për Oliver Ivanoviqin në 5-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se Ivanoviqi nuk është hero, ashtu siç po e portretizon Kurti.

Ai ka shkruar se Ivanoviq ka qenë i dënuar për krime lufte dhe për vrasje të civilëve në veri të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti. Ai ka qenë shef i paramilitarëve të “Rojave të Urës”, që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, tha Kurti. E vërtetë, vetëm se ai do të kujtohet si paramilitar e kriminel”, ka shkruar Mushkolaj.

/GazetaSinjali/