Ministri i Financave, Hekuran Murati në interpelancën e thirrur për mosekzekutimin e pagave të grevistëve, ka thënë se kanë vepruar sipas ligjit në lidhje me këtë çështje.
Ai nuk ka folur për mundësinë e ekzekutimit të pagave sot, pasi u njoftua se kanë kërkuar rikonfirmim të listave.
“Në lidhje me interpelancën e thirrur duhet të sqarohen disa çështje sa iu përket përgjegjësive në institucione publike dhe menaxhimi i parasë publike.
Detyra e përgjegjësitë e Ministrisë përmes thesarit janë të përcaktuara me Ligj. Sa i përket çështjet së financimit të buxhetit për pagat duhet të kihet parasysh që edhe ai buxhet jepet në formë të grantit.
Trajnimi i zyrtarëve të organizatave buxhetore është kompetencë e Ministrisë nëse nuk janë në gjendje ta kryejnë punën. Ministria mund tua ndalojë edhe qasjen në rast se nuk e kryejnë punën si duhet. Për dallim prej proceseve tjera, tek pagat i gjithë procesi i ndryshimit në listë kryhet ë thesar. Pas konfirmimin ekzekutohen pagat. Ky proces zhvillohet i centralizuar.
Ligji për greva e thekson qartë që përgjatë sa janë në grevë obligimet nga kontrata e punës pezullohen. Me fjalë të tjera nuk mund të paguhet dikush pa punuar. Mbi këtë bazë duhet të sigurohemi që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin, Këtë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjnë”, u shpreh ai.