Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën parlamentare ka shtyrë opozitën të kërkojë shtyrjen e saj. Në rend dite janë pyetjet parlamentare.
Në këtë seancë janë duke munguar ministrat dhe një pjesë e madhe e deputetëve. Ndërsa, prezent nga ministrat është vetëm ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Disa deputetë të LDK-së e lëshuan edhe sallën si shkak i mospjesëmarrjes së mazhorancës./Demokracia