Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj ministrit të financave, duke e pyetur se me çfarë syzesh po i lexon qeveria buxhetet, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria po thotë se vetëm 1 për qind janë subvencione, por në llogaritjen që ai ka bërë ka dalë të jetë 23 për qind më shumë.
Ai shton se mashtrim bëhet edhe kur flitet për paga dhe shërbime, e po ashtu edhe me shpenzimet kapitale.
Postimi i tij i plotë:
Me çfarë syza po i lexon qeveria buxhetet:)
Qeveria përmes ministrit të financave po thotë ‘1%’ vetëm subvencionet më shumë (shiqojeni grafikonin). Këto qeveria po mbrohet se 32% të buxhetit e ka alokuar në ndihma e subvecione që vetëm po na varfërojnë më shumë (ato shkojnë konzum, rrjedhimisht -50% GDP jashtë vendit secilin vit).
I llogarita buxhetet e vitit 2022 dhe 2023 për me kuptu saktësisht sa janë vlerat reale dhe po e ndaj me ju. P.sh kur thuhet që Subvencione vetëm 1% më shumë, në realitet janë 23% më shumë (1,100,283,820 për vitin 2023 krahasuar me 894,520,233 për 2022).
Pastaj gjithashtu me paga dhe shërbime bëhet një ‘gabim’. Thuhet janë rritur pagat më shumë sesa inflacioni! Por aty qeveria po e tregon vetëm vlerën e buxhetit e jo edhe numrin e të punësuarve në sektor publik. Kur e llogaritë me numër del kështu. Në vitin 2023 kemi pasur 1,430 nëpunës më shumë, pra 88,738.. e në vitin 2022 87,308. Për një nëpunës gjatë vitit 2023 kemi pasur 8,401 euro ndërsa për vitin 2022 7,685 euro. Kjo i bie që rritja ka qenë 9.3% e jo 17% sa pretendon qeveria.
Gjithashtu edhe një mashtrim bëhet me shpenzime kapitale. Qeveria është kritikuar që nuk po shpenzon mjetet. Po ju merr bizneseve e ato nuk po i fut në treg, po myken mjetet. Po thotë 32% më shumë shpenzime kapitale, por në realitet buxheti për shpenzime kapitale gjatë 2023 ka qenë 820 milion euro e në vitin 2022 724 milion euro. Kjo rritje është 16% e jo dy fish më shumë 32% si është paraqitur.