“MUHARREM FEJZA”, RRUGË E PAKALUESHME DHE E RREZIKSHME

- in Lajme

Banorët në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë tash e katër muaj po vazhdojnë të përballen çdo ditë me gurë të shumtë, pluhur dhe mjete të punës, gjë që përveç vështirësive edhe po ua rrezikojnë jetën.

Ekipi i KosovaPress në mëngjesin e sotëm qëndroi te kjo lagje ku shihej vështirësitë që kanë qytetarët atje.

Kjo rrugë po pengon shumë ecjen e këmbësorëve, e sidomos personave me nevoja të veçanta të cilët nuk po munden të dalin.

Përndryshe, banorët e kësaj lagje ditën e martë, më 10 gusht mbajtën një protestë para komunës së Prishtinës, të cilët treguan po ashtu se do të bëjnë një padi kundër komunës nëse nuk përfundojnë këto punime./KP