Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen – thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se po mundohet ta rifitojë Borën

- in ShowBiz

Aktori i njohur shqiptar, Donald Veshaj, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale gati tre muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP.

Ai ka thyer heshtjen për herë të parë mbi faktin që përfundoi i dyti në garën e madhe të këtij spektakli, si dhe për “ujërat e trazuar” në jetën e tij private.

Donald Veshaj gjatë takimit me Bora Zemanin brenda shtëpisë së Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Ndërkohë, i njëjti duket sikur pati edhe një thumb për ish-të dashurën Beatrix Ramosaj, me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke u shprehur: “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë”.

Ky është shkrimi i plotë i aktorit:

“Unë nuk ju njoh shumë ju por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetes time; kam gëzuar, kam qarë, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar.

Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun (argëtim) dhe unë mendoj që i mora për edhe i dhashë maksimumin tim.

Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shprehë në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe të kem mundësi të ju a kthej”, shkruan Donald Veshaj. /Telegrafi/