Mbi një mijë raste me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton për 1.266 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë viktimë.
Dje janë shëruar 1.606 qytetarë, ndërsa janë dhënë 64 doza të vaksinës.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 9.252.
