MSH PRANON PESË AUTOAMBULANCA TË REJA NË VLERË 347.490 EURO

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot pesë autoambulanca të reja të cilat do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.

Autoambulancat janë blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe prokuruar nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte).

Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit Advanced Life Support, arrijnë shumën 347.490 euro.

Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë do të realizohet në ditët në vijim, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emergjente në qendrat shëndetësore të vendit, thuhet në komunikatë./KP