MSH: MBI 90 PËR QIND E VIKTIMAVE ISHIN TË PAVAKSINUAR

- in Shëndetësi

Shumica e viktimave që u shënuan të dielën në Kosovë kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit.

 

Sot Kosova regjistroi 36 viktima, që është numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se mbi 90 për qind të viktimave të regjistruara kanë qenë të pavaksinuar.

Nga kjo ministri kanë thënë se viktimat kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese