Dele Alli mungoi në fitoren e Tottenhamit ndaj Sheffield Unitedit fundjavën e shkuar si pasojë e një dëmtimi në kavilje.
Dhe Jose Mourinho konfirmoi se mesfushori i tij do të jetë në dyshim edhe për duelin e Kupës FA kundër Wycombes ditën e hënë.
Dele Alli nuk ka luajtur një ndeshje titullar në kampionat që prej javës së parë të sezonit.
24-vjeçari është përfolur për një përplasje me trajnerin dhe mund të largohet nga “Spursat”, me ish-trajnerin Pochettino i cili dëshiron ta transferojë te Parisi.
Por trajneri portugez thotë se mungesa e tij e fundit në skuadër është për shkak të një dëmtimi, raporton EO.
“Dele Alli nuk është stërvitur gjatë ditëve të fundit. Ai ka një problem të vogël në tendinë dhe nuk jam shumë i sigurt nëse do të jetë edhe për Uajkomb” – u shpreh tekniku portugez. /RTK