Presidenca e Kosovës ka hapur një tender në vlerë 28 mijë euro për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota, veturë kjo që përdorët nga Vjosa Osmani.
Vetura me të cilën “shëtitet” shpeshherë presidentja Vjosa Osmani dhe ekipi i saj, ka mbetur pa motor. Vendosja e një motori të ri po kushton goxha shumë.
Presidenca e Kosovës ka shpallur një tender për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota, shkruan Demokracia.com.
Vlera e këtij tenderi sipas parashikimeve është 28 mijë euro.
“Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser sasia 1. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 05.08.2024 .Vlera e parashikuar e kontratës: 28,500.00 euro”.
Në njoftimin e shpallur janë dhënë edhe detajet konkrete për veturën të cilës do t’i ndërrohet motori.
“Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser Modeli Toyota Landcruiser, Viti I prodhimit – 2008, Nr i shasisë – JTMCV05J304022244. Kapaciteti në cm3 4500 Fuqia në KW 210. Pesha e automjetit L 4160, Xhip i blinduar me 5 dyer”.
Garancioni i punës dhe pjesëve duhet të jetë minimum 6 muaj nga data e pranimit të punës. /Demokracia.com/