Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryj erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.