Moti për sot dhe nesër

- in Lajme

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu.

Kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK.