Mot i ndryshueshëm do të mbizotëroj gjatë kësaj jave në Kosovë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot i vranët dhe me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të ketë vranësira dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius
“Të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me diell. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu. Të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale. Dita e enjten dhe e premte parashihet kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK./KP