Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
IHMK në njoftimin e bërë për media njofton se të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar.
“Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, IHMK bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.