Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Kurse të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.