Moti këtë të diele në Shqipëri

- in Rajoni dhe Bota

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime të vazhdueshme dhe vranësira kalimtare, ndërkohë që në skajin jugor parashikohet të ketë edhe reshje shiu.

Në pjesën e dytë të ditës situata do të përmirësohet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në orët e para të mëngjesit dhe do të rriten në mesditë duke u luhatur në vlerat -2 deri në 16 gradë celsius.

Era pritet të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h, raporton Meteoalb, duke krijuar dallgëzimin 2-3 ballë në det./KosovaPress