Mot sot, shi me stuhi dhe shkarkime rrufesh

- in Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në disa vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta.

Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vërshime./Telegrafi/