Mot me diell dhe riga shiu

- in Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./Telegrafi/