Mos e harroni gjakun e dëshmorëve, ai është themeli i lirisë

- in Lajme

Nuk të harrojë bashkëluftëtar !

Ishte natë e gjatë në Koshare. Bora e kishte mbuluar rrugën, e ne duhej të shkonim në ndihmë te rrasa e zogut. U nisem me bashkëluftëtarët. Njëri nga ata, ishte arsyeja që po e shkruaj këtë leter ( Dukagjin Vula ). Duke ecur rruges me borë, e ne me armatim, ai më tha se e shtrejt është liria , por ishalla e gëzojë. Pas një kohe e pyeta pse, më tha se ata që luftojnë , pak e gëzojnë lirinë. Kjo zgjati katër dite luftime dhe ne u kthyem në piken tonë.
Dita e tmerrshme erdhi, dhe po i njejti luftëtar u plagos dhe para se të vdiste më tha me zë të ultë:

” Artan mos i harro shokët e vrarë për liri dhe vazhdo me të gjallet , se ndryshe krenarin e marrin ata që në deti do të lahen “.

Ai vdiq me sy hapur e ne e vazhduam luften deri në përfundimin e saj. Pas 23 viteve të përfundimit të luftes, po më kujtohen fjalët e bashkëluftëtarit e po merzitem qfare na gjeti gjatë kësaj periudhe e po e kujtojë thënjen e 5 majit 1999 .
Kosovë , nuk të du kështu si je, por qdo herë këtu më ke !
Dëshmorët e kombit, kishin një amanet të pa thënë, e ai është që nga armiku as dhurata nuk pranohet, e lëre që furnizimet nga ata nuk na bëjnë nder…

Shkruan: Proff. Ass. Dr. Artan Haziri