Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu.
Rreth orës 5 të mëngjesit të 9 qershorit, tre të burgosur prenë hekurat e qelisë së burgut të Trevisos, ku po vuanin dënimin dhe zbritën jashtë me çarçafë dhe arritën të arratiseshin. Një skenë tipike nga filmi vizatimor ” Vëllezërit Dalton ” i frymëzuar nga komiku Lucky Luke.
Dy u kapën dhe u kthyen menjëherë nga policia e vuajtjes së dënimit, ende pa u larguar nga institucioni, tjetri arriti të humbasë gjurmët dhe aktualisht është në kërkim nga policia. 27- vjeçari Edison Pula është ende në arrati . /indeksonline/