Ismael Haniyeh ka konfirmuar se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa.
Lideri politik i grupit palestinez, Hamas, tha se bëhet fjalë për djemtë Hazemin, Amirin dhe Mohammadin.
Ata raportohet se u vranë nga aeroplanët luftarakë izraelitë kur një “veturë civile” u vu në shënjestër në ditën e parë të Fitër Bajramit. Disa nga fëmijët dhe nipërit e tij ishin duke hipur në automjet, raporton aljazeera.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër popullit tonë palestinez”, njoftoi grupi, duke shtuar se të paktën 125 trupa të palestinezëve të vrarë arritën në spitale të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit.
“Ne e mbajmë përgjegjës administratën amerikane, komunitetin ndërkombëtar dhe pushtimin izraelit përgjegjës për këto masakra dhe krime që po ndodhin ende në këtë gjenocid të vazhdueshëm”, shtoi grupi, raporton skynews.