Momenti i vrasjes së 30 vjeçarit me 7 plumba, polici civil qëllon në vendngjarje (Video)

- in Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku si pasojë e një përleshje ku u përdorë edhe armë zjarri, ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit.

Sipas pamjeve, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë shtatë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rëndë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin. /Gazétasinjali