Moment prekës: Shpëtohet foshnja pas 60 orësh në Turqi, mbante një tufë flokësh të nënës së tij në dorë

- in Rajoni dhe Bota

Një rast shumë i dhimbshëm ndodhi në rrënojat e një ndërtese në Hatay, provincën turke të goditur nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë.

Ekipet e shpëtimit me përpjekje mbinjerëzore arritën të çlirojnë pas 60 orësh foshnjën, Kerem Ağırtaş, i cili ishte bllokuar brenda dhomës së tij dhe mbante në dorë një tufë flokësh të nënës së tij.

Siç shihet edhe në video, ekipet e shpëtimit me lëvizje shumë të kujdesshme e larguan nga vendi i ngjarjes dhe më pas ushtarët që ndodheshin aty i vendosën rroba të pastra dhe të ngrohta.

Djali është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Ky imazh i veçantë u bë shumë shpejt viral dhe bëri xhiron e internetit ndërsa shumë dëshmitarë okularë shpërthyen në lot kur panë foshnjën duke mbajtur në dorë flokët e nënës së tij.

325961931 6231857440204924 954996057258626914 n

/GazetaSinjali/