Molliqaj për letrën e Gërvallës: Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi

- in Lajme

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dërguar letër në KiE duke u zotuar se Kosova do të përgatit një statut të Asociacionit dhe të njëjtin ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se premtimi për një statut duke u bazuar në atë të FES-it është premtim për autonomi.

“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Letra e Donika Gërvallës dërguar Byrosë së KIE është letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht.

Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti. Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtar, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit.

/Demokracia