Sot gjatë ditës, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paditur Gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala, si dhe zyrtarin e MINT-it Enver Hajrullahun, ku siç u shpreh ajo, padinë e ka ushtruar pasi “sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo padi vjen pas publikimit nga Nacionale të përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimin me blerjen e rezervave shtetërore, në këtë rast të grurit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet pikërisht nga ministrja, Rozeta Hajdari.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/image-34-768x1024.png)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/364126698_225888293763039_4567045102631981847_n-764x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/362659279_225888310429704_8835447965989000215_n-1024x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/image-35-768x1024.png)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/image-36-819x1024.png)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/362283280_225888260429709_6995898998742286555_n-1024x1024.jpg)
Gazetari, Berat Buzhala ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” disa prej ironizimeve të krijuara me fotografinë e ministres Hajdari ku shihet para Gjykatës Themelore në Prishtinë, teksa në duar mbante padinë.
“Per ju qe ishit kurioz me e dite, pse shkoi sot Rozeta ne Gjykate dhe cka shkruante ne ate fleten e bardhe. Qe:”, ka shkruar ai.
“M’kan detyru Albini e Bisla me bo dallavere. Me ndihmoni!”, ishte ironizimi tjetër.
Reagimeve iu bashkua edhe aktivistja, Zana Avdiu e cila për foton e Hajdarit tha se po iu duket “sikur ata femija qe regjistrohen ne klasen e pare”.
Ndërsa, edhe gazetari Vehbi Kajtazi pati një reagim ironik.