Misioni i përmbysjes, Koeman pritet t’i besojë këtij formacioni

- in Sport

Humbja me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë në “Camp Nou” padyshim se ia bënë tejet të vështirë Barcelonës që ta eliminojë PSG-në dhe të vazhdojë më tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman pranoi se nuk do të jetë aspak e lehtë që të përmbyset rezultati i ndeshjes së parë, por theksoi se nëse Lionl Messi do të jetë në formën e tij më të mirë, atëherë asgjë nuk është e pamundur, përcjell KosovaPress.

Barça për këtë ndeshje nuk do të mund të mbështete tek shërbimet e lojtarëve si Coutinho, Roberto, Pique dhe Ansu Fati, të gjithë për shkak të lëndimeve.

Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës për sonte kundër PSG-së:

Barcelona: (3-5-2): ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Umtiti; Dest, de Jong, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Dembele

Ndërsa Paris – Saint – Germain pritet të përgjigjet me skemën e më poshtme:

PSG: (4-2-3-1): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzaëa; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Mbappe; Icardi/KosovaPress