Miranda Kerr zgjedh aromën e një trëndafili gjatë dushit

- in Lifestyle

Modelja e famshme dhe nëna e tre fëmijëve mendon se të bësh dush është si një pushim, ndaj nuk e humb rastin të përdorë formula të veçanta vaji me vajra esencialë.

Miranda Kerr ka të preferuarat në mesin e formulave të aroma-terapisë, kur bën dush ajo zgjedh kujdesin e lëkurës me esencat e barbarozës, borzilokut dhe trëndafilit.

“Më pëlqejnë gjithashtu aromat në maskat për lëkurën e fytyrës, siç është peperminti, i cili më freskon”, tha Miranda, shkruan Byrdie.

Aroma-terapia është një zonë gjithnjë e më tërheqëse në kujdesin për trupin, jo vetëm që mund të përfitojmë nga përfitimet e aromave, por në një larmi formulash dushi ato kanë një numër përfitimesh, nga hidratimi deri te pastrimi./KosovaPress