Ministrja Rizvanolli sqaron situatën në minierën e Trepçës: Të thuhet se faktor është keqmenaxhimi është gënjeshtër

- in Lajme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar në mëngjes me një status të gjatë në Facebook duke demantuar disa shkrime për situatën në minierën e Trepçës.

Rizvanolli ka thënë se disa shkrime e raportime janë gënjeshtra dhe si të tilla po ofendojnë punën e minatorëve.

“Të thuhet se faktor është keqmenaxhimi apo mospuna është jo vetëm gënjeshtër, por edhe ofendim për të gjithë ata minatorë, teknikë, inxhinierë e udhëheqës të tyre që po punojnë ditë e natë për të sanuar situatën, e të cilëve ju jemi pafundësisht falënderues”.

Në reagimin e ministres thuhet se prodhimi dhe të hyrat janë rritur në minierë, ndërsa janë ulur shpenzimet operative.

/GazetaSinjali/