Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka kujtuar dëshmoren e Kosovës, Elfete Humollin, në 34-vjetorin e vrasjes së saj.
Ajo që ishte e pazakontë në shkrimin e saj është data 30 shkurt, e cila nuk ekziston në kalendarin e sotëm.
Statusi i parë i Albulena Haxhiut
Dihet se 29 shkurti ndodh një herë në katër vjet. Ndërsa, nga një kërkim i thjeshtë në Google, mund të mësojmë se data 30 shkurt ka rastisur një herë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një herë në Suedi, transmeton klankosova.
“Megjithëse, teorikisht 30 shkurti nuk figuron nëpër kalendarë, ka pasur raste, megjithëse shumë të rralla, që në historinë e njerëzimit kjo datë ka ekzistuar, një herë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një herë në Suedi”, shkruan në Wikipedia.
Pas disa minutash, ministrja duket se e ka vërejtur njërin gabim me datën 30 shkurt në shkrimin e saj dhe e ka korrigjuar. Ndërsa 30 shkurti tjetër i Albulena Haxhiut ende figuron në kujtimin e saj për Elfete Humollin.
Statusi me korrigjim i Albulena Haxhiut
Gafa e ministres së drejtësisë nuk e zbehë kujtimin për të ndjerën Ylfete Humolli. Ajo ishte veç 16-vjeçare kur i vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë.
Ylfete Humolli u lind më 15 shkurt 1973, në Lupç të Poshtëm të Podujevës, në një familje atdhetare.
Ylfetja ishte e bija e Isës dhe Sevdijes, të cilët kishin edhe tetë fëmijët të tjerë, Mentorin (dëshmor), Sahdeten (kishte vdekur nga leukemia në vitin 1993), Lulen, Serbezen, Vlorën, Muhametin, Jetonin dhe Arianitin.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar atë të mesme në Prishtinë, në Shkollën Ekonomike.
Në shkollë ishte e shkëlqyeshme, e përkrah mësimit merrej edhe me aktivitete të lira në kuadër të shkollës, ku ka luajtur edhe dramën “Halili e Hajria”.
Ajo lexonte shumë libra dhe prej librave që lexonte nxirrte fjalë të urta dhe i përmblidhte në fletore.
Ylfetja ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme kur Kosovës iu revokua autonomia më 1989-90 dhe ajo shumë mirë e kuptonte situatën e rëndë të shqiptarëve në Kosovë. /Demokracia