Ministrja e Kurtit e pranon publikisht: Drafti i Asociacionit është Republikë Srpska, por jemi të gatshëm ta zbatojmë nëse Serbia pranon pakon

- in Lajme

Drafti i Asociacionit është kalë troje, si Republika Srpska – thotë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla. Kemi zhdukur nepotizmin. Në institucionet e Kosovës ishte bërë masakër. Me terma të tilla, foli ministrja e jashtme Donika Gërvalla në intervistën te Çim Peka. Ajo foli edhe për mundësinë e anëtarësimit në KiE – për çka tha se ‘gjasat janë 50-50’.

“Shumë kam pasur frikë se nëse nuk e marrim votën tani në KiE, mund të ndryshojë konstelacioni në BE dhe mund të marrim votën e qeverive por mund të mos i kemi deputetët në anën tjetër.

Nuk mund t’ju them a vendoset a nuk vendoset, është 50-50, sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdha që të mos vendoset”, tha Gërvalla kur u pyet për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ministrja e jashtme, thotë se Drafti i Asociacionit është një Republikë Srpska për Kosovën por më pas shprehet si më poshtë:

“Nëse Serbia e pranon pakon si të tërë, edhe ne e pranojmë. Nxjerrja e atij drafti nga pakoja, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur këta partnerët tanë, ka kuptim vetëm nëse Serbia de facto njeh Kosovën, përndryshe është një kalë troje njësoj si Republika Srpska si në Bosnjë, por ne jemi të gatshëm ta zbatojmë gjithë pakon nëse edhe Serbia merr përsipër gjithë zotimet e saj”, thotë ajo.

Gërvalla: U bë masakër në institucione, Abdixhiku ka problem me pasqyrën, PDK e kriminalizuar

Për ministren e jashtme, Donika Gërvalla, ardhja e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e ndali ‘masakrën në këtë institucion’.

Në intervistë te Çim Peka, Gërvalla qe e ashpër ndaj të gjithë politikanëve në Kosovë, që nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ose Listës Guxo.

“Është bërë masakër e vërtetë ndaj institicioneve, është dashur një angazhim i përditshëm në reformimin e institucionit. Kishte nepotizëm, keqmenaxhim”, tha Gërvalla veç tjerash, shkruan Nacionale.

Për Abdixhikun

“Nganjëherë të krijohet përshtypja që Abdixhiku vetëm me pasqyrën nuk ka problem. Ballafaqimi me pasqyrën nuk është çështje estetike, është çështje e personit”, thotë ajo, pa e definuar saktë se çka mendonte me këtë punën e pasqyrës.

Gërvalla: Po ju tregoj një sekret, mbrëmë deri në orën 23:30 me Kurtin kemi qenë bashkë

Gërvalla tha se kishte dijeni se Kurti do të diskutonte edhe për zgjedhjet e parakohshme me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi.

E pyetur nga gazetari Peka se a janë raportet e mira mes saj dhe Kurtit dhe duke aluduar se Kurti nuk e ka njoftuar fare se me Krasniqin do t’i diskutonte edhe zgjedhjet, Gërvalla u përgjigj kështu:

“Më shumë flitet për partinë Guxo, do të mund të injorohej fare lehtë.

Mbrëmë deri në orën 23:30 kemi qenë bashkë, i kemmi diskutuar këto gjëra. Si mendoni që partnerët e koalicionit, cka bëjnë ata”, tha Gërvalla./Demokracia