MINISTRJA ALBULENA HAXHIU LIND VAJZË

- in Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në orët e hershme të mëngjesit është bërë nënë për herë të tretë. Ajo sot u bë me vajzë të cilën e ka quajtur Andrra.

Këtë e konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili tha se ministrja Haxhiu bashkë me vajzën e saj janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ismajli: Albulena ka lindur vajzë, gjendja e tyre është e mirë

“Ka lind saktë në 08:39 minuta, ka lind vajzë 03,20. Albulena është mirë, beba është mirë[…]Po sepse lindja është kryer me operacion derisa ta marri vetën, mirë është shumë“, tha Ismajli.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasditen e djeshme ishte e pranishme në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku u paraqiten rezultatet për 100 ditëshin.

Haxhiu është nënë edhe e dy djemve. /KP