Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt do të shqyrtohet çdo 24 orë.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 euro centë për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro centë për litër.
Vendimi është marrë bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, njofton ministria.
