MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

- in Shëndetësi

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 165./KP