Ministria e Shëndetësisë, ka dalur me disa rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta.
Më poshtë gjeni disa pika të cilat mund t’i praktikoni:
Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;
Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;
Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;
U jepni ujë rregullisht;
Pastroni rregullisht.
Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/detAplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht./Demokracia