MINISTRI I JASHTËM I UKRAINËS: KIEVI U GODIT NGA SULME TË TMERRSHME

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se kryeqyteti i Ukrainës ka pësuar nga sulme “të tmerrshme” të Rusisë.

“Sulme të tmerrshme me raketa nga Rusia në Kiev”, shkroi Kuleba në Twitter.

“Hera e fundit kur kryeqyteti ynë përjetoi diçka të ngjashme ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste.Ukraina e mundi të keqen atëherë dhe do ta mund edhe këtë”, shkroi ai.

Kuleba bëri thirrje për sanksione më të forta ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin.

Ai kërkoi që shtetet të këpusin të gjitha lidhjet me Moskën dhe “të përjashtojnë Rusinë nga çdo vend”. “Ndaleni Putinin, izolojeni Rusinë”, shkroi ai.