Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrulla Çeku së bashku me zëvendës ministren Daulina Osmani sot kanë vizituar ekipin kosovarë të xhudos me në krye trajnerin Driton Kuka.
Kuka ka bërë të ditur se kjo vizitë ishte e befasishme dhe aty biseduan për aktivitetet e ardhshme të xhudos e ne veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike, përcjellë KosovaPress.
Më tutje, Kukan në shkrimin e tij në “Facebook” ka thënë se “sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdojë të bëjë krenar çdo shqiptarë kudo në botë.”
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” zhvillohen gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti./KP