Millosh Jovanoviç, lideri i partisë serbe të ekstremit të djathtë – Partia e Re Demokratike e Serbisë – që para disa ditësh hapi zyrë në Mitrovicën e Veriut, ka folur përsëri për Kosovën.
I till ishte ligjërimi i tij edhe me 15 korrik, kur duke qëndruar në Mitrovicë se “askush nuk guxon të mendojë për ta dorëzuar Kosovën, djepin e Serbisë”.
Jovanoviç u ka thënë serbëve në Veri se ai do të luftojë për të drejtat e tyre “si dhe të drejtat e shtetit serb në Kosovë”.
“Po kthehemi në Kosovë dhe në Mitrovicë – po hapim bordin dhe zyrën tonë të parë. Është Boris Janiqijeviç (kryetar i bordit të qytetit) që kishte vullnet, gatishmëri dhe dëshirë për të luftuar për këtë parti”, tha Jovanoviç, duke folur për udhëheqësin e kësaj partie në Kosovë.
Jovanoviç ka paralajmëruar edhe zgjerimin e partisë, bordit dhe aktivitetet e reja.
“Ne fillojmë nga Mitrovica, por kemi njerëz në jug të Ibrit. Njerëz do të kemi edhe në Shtërpcë, Hoçë të Madhe, ku tashmë kemi njerëz, e në vende të tjera. Ne do të zgjerohemi dhe do të hapim zyra kudo ku ka serbë”, pohoi ai duke treguar për planet e së ardhmes.
Sic u ka thënë ai qytetarëve serbë të Kosovës, vendimin për të hapur zyra të partisë në Kosovë, e mori pasi pa se po ka shumë ankesa në Aleksandër Vuçiç-in dhe partinë e tij.
/Albanianpost.co