Milan kërkon fitore në derbin kundër Napolit, këto janë formacionet zyrtare

- in Sport

Dy nga skuadrat më të mëdha në Serie A do të përballen sot, ku AC Milan pret në shtëpi skuadrën e Napolit.

Milan do të kërkoj me çdo kusht fitoren sot, për të mbajtur shpresat te titulli i “Scudettos”, ndërsa Napoli pas eliminimit nga Liga e Evropës, do të kërkojë fitoren që do t’i ndihmonte për të siguruar një vend në top-4, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat do të jenë me mungesa, ku te Milan nuk do të paraqiten Bennacer, Calabria, Ibrahimovic, Maldini, Mandzukic e Romagnoli, ndërsa Napoli do të jetë pa shërbimet e Ghoulam, Petagna e mbrojtësin Amir Rrahmani.

Formacionet zyrtare:

AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Gabbia, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Krunic; Leao

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Di Lorenzo; Demme, F.Ruiz; Insigne, Zielinski, Politano; Mertens

20:45 AC Milan – Napoli (Stadiumi San Siro)//KosovaPress