META NDERON DY XHUDISTET E KOSOVËS ME MEDALJEN NDERI I KOMBIT

- in Sport

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nesër do të takojë dy xhudistët tona, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka, të cilëve do t’ia ndaj medaljen nderi i kombit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili do të jetë pjesë e kësaj ceremonie në Shqipëri./KP