Messi arrin Xavi-n

- in Sport

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi Lionel Messi (33) u barazua me Xavi Hernandez në krye të listës së lojtarëve me më së shumti paraqitje për Barcelona të hënën.

Messi filloi ndeshjen e xhiros 27 të Primera në Camp Nou kundër Huesca dhe kështu regjistroi paraqitjen e tij të 767-të për Barcelonën në të gjitha garat, duke u barazuar me mesfushorin Xavi, i cili gjithashtu bëri 767 paraqitje për “Krenarinë e Katalonisë” në periudhën 1998-2015./KosovaPress