“Plisat” me fitoren e sotme 2:0 kundër Inter Escaldes siguruan plasmanin drejt fazës së eliminatoreve.
Në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina do të përballet me gjigantin hungarez Fernecvarosin, përcjell KosovaPress.
Në qoftë se Prishtina arrin ta mposhtë Ferencvarosin në fazën eliminatore, në fazën tjetër do të përballet me fituesin e duelit Zalgiris Vilnius-Linfield.
Nëse arrin ta fitoj edhe përballjen kundër Zalgiris Vilnius ose Linfield, “Plisat” do të futen edhe zyrtarisht në grupet e Ligës së Kampionëve./KP