“Merre djalin dhe dilni prej shtëpisë”/ I riu nga Prishtina denoncon babain për dhunë në familje

- in Lajme

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Ali Pashë Gucia” në Prishtinë. Këtë herë rastin e ka denoncuar në Polici djali i çiftit, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia për ta ndihmuan nënën e  tij,

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se djali ka raportuar se babai po i shkakton dhunë psikike nënës së tij në mënyrë sistematike dhe i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia bashkë me të. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka njoftuar se nëna e tij është fyer nga babai në vazhdimësi dhe kjo situatë e ka shqetësuar atë tejmase.

Motivi i dhunës së ka shkaktuar i dyshuari, sipas informatave të para lidhet me pronën. Policia ka shoqëruar palët në stacion, ku kanë dhënë deklaratat në lidhje me rastin.

Pas intervisitimit të palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/