Merr flakë trafoja e rrymës në qendër të Prishtinës, ndërpritet energjia elektrike

- in Lajme

Para pak minutash është ndërprerë energjia elektrike në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Rexhep Luci’, në qendër të Prishtinës, për shkak të një incidenti te trafoja e rrymës, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë kanë thënë për Sinjalin se një njësi ka shkuar për të intervenuar pasi janë njoftuar nga Policia për tym te trafoja e rrymës.

Si pasojë e këtij incidenti, energjia elektrike është ndërprerë, deri në rregullimin e problemit.

/GazetaSinjali/