Ka vazhduar bojkotimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga partitë opozitare, raporton Gazeta Sinjali.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, madje ka penguar fjalimet e deputetëve të pozitës në foltore, duke goditur foltoren me shishe.
Të njëjtën e bëri edhe kur aty shkoi të flasë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Zhurma dhe fishkëllimat nga deputetët e opozitës vijnë në shenjë proteste pasi pushteti dhe opozita vazhdojnë të mos pajtohen në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë.
/GazetaSinjali/