Merakli të dasmave, shqiptarët zënë vendin e dytë në Evropë për martesa

- in Lifestyle

Që nga viti 1964, shkalla e martesave në BE ka rënë nga 8.0 për 1000 njerëz në 1964 në 3.2 në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorceve është dyfishuar, duke u rritur nga 0.8 për 1000 njerëz në 1964 në 1.6 në 2020.

Në raportin e fundit të Eurostat, thuhet se në Shqipëri numri i divorceve për 1000 banorë është 1.5 ndërsa i martesave për të njëjtin numër banorësh është 6.16. Ky numër është tepër i lartë krahasuar me vendet e rajonit dhe të tjera në Evropë ku shqiptarët renditet dytët pas Hungarisë. Në Maqedoninë e Veriut raporti i martesave për 1000 banorë është 4.96, në Malin e Zi 3.26, në Serbi 3.42.

Më tej në raportin e Eurostat thuhet se në vitin 2020, rreth 1.4 milionë martesa dhe rreth 0.7 milionë divorce ndodhën në BE, nga 1.9 milionë martesa dhe 0.8 milionë divorce në vitin 2019. Rënia e paprecedentë e martesave mund t’i atribuohet disi masave që lidhen me kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Numri më i madh i martesave në Hungari, Letoni dhe Lituani

Shtetet Anëtare të BE-së me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Hungaria (6.9 martesa për 1000 persona), Letonia (5.6) dhe Lituania (5.5). Në të kundërt, normat më të ulëta të martesës në Itali (1.6), Portugali (1.8), Spanjë dhe Irlandë (të dyja 1.9). Uljet më të mëdha në normat e martesave në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 u regjistruan në Maltë (-3,1 martesa për 1000 persona), Rumani (-2,4) dhe Irlandë (-2,2).

Numri më i ulët i divorceve në Maltë, Slloveni dhe Itali

Në vitin 2020, në mesin e shteteve anëtare të BE-së, numri më i ulët i divorceve në raport me popullsinë u regjistrua në Maltë (0,5 divorce për 1000 persona), e ndjekur nga Sllovenia (0,8). Në të kundërt, normat më të larta të divorcit u regjistruan në Letoni, Lituani dhe Danimarkë (të gjitha 2.7 divorce për 1000 njerëz), Suedi (2.5) dhe Finlandë (2.4). Uljet më të mëdha të shkallës së divorcit në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 u regjistruan në Luksemburg (-0,8 divorce për 1000 persona), Rumani, Lituani, Letoni dhe Slloveni (të gjitha -0,4). Vendi i vetëm që shënoi rritje ishte Danimarka (+0,9).

/GazetaSinjali/