Dita ditës vini re se fëmijët tuaj bëhen më të varur drejt teknologjisë. Shumë prindër dorëzohen duke thënë: ‘Nuk kam çfarë t’i bëj’. Nga këtu fillon i gjithë problemi.
Krijimi i një qëndrimi më të ekuilibruar ndaj teknologjisë në shtëpinë tuaj nuk do të ndodhë brenda natës, por ka një numër strategjish të qarta që mund të merrni për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Komunikimi me fëmijën – Për ju është e qartë që fëmija juaj është në përdorim të tepërt të telefonit, por ata mund ta mos e shohin atë në këtë mënyrë. Sigurohuni që të flisni me ta për disa, duke përfshirë efektet negative dhe rrezikun që përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të ketë në aftësitë e tyre sociale në jetën reale. Nëse ata e kuptojnë problemin, do të jenë më të motivuar të bashkohen me përpjekjet për ta zgjidhur atë.
Vendosni kufij – Krijimi i orëve të caktuara ose vendeve që do të jenë pa pajisje ndihmon në vendosjen e disa kufijve në përdorimin e pajisjes. Është thelbësore të siguroni mundësi që familja juaj të komunikojë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga telefonat, tabletët dhe ekranet e tyre.
Bëhuni shembull për fëmijën – Si sugjeron sondazhi i Common Sense Media, kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për shumë prej nesh. Varësia nga teknologjia nuk është vetëm një problem adoleshence. Shembulli i vendosur nga prindërit është udhëzuesi themelor për sjelljen e fëmijëve më të vegjël dhe ndërsa adoleshentët mund të mos jenë aq shpejt të në ndjekjen e shembullit, ata me siguri do të jenë armiqësorë ndaj hipokrizisë së perceptuar nga ana jonë. Në jo pak raste prindërit i kërkojnë fëmijës të mos qëndrojë me telefon, ndërkohë që vetë qëndrojnë për orë të tëra.
Kontrollo – Pyetini ata se në cilat faqe, aplikacione ose lojëra po kalojnë kohë, çfarë po shikojnë, çfarë flasin me miqtë e tyre etj.
Metoda e përdorur nga një prind:
“Zgjidhja më e mirë është që t’u lejojë atyre një kohë fikse çdo ditë, dhe ata ta zgjedhin kur ta duan. Kam vendosur një tabelë në frigorifer ku mund të shënoj kohën e tyre para ekranit. Gjithashtu përdor dhe një aplikacion që më ndihmon, pasi pajisja bllokohet vetvetiu në bazë të kohës që është vendosur, kështu që kursen mundimin e heqjes së pajisjes nga fëmijët e mi!/RTK